Rrëfehet polici i Portokallisë, Flor Binaj: ‘Kam punuar që 8 vjeç, kam qenë edhe faturino’

Rrëfehet polici i Portokallisë, Flor Binaj: ‘Kam punuar që 8 vjeç, kam qenë edhe faturino’

18:49, 16/06/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Flor Binaj, së bashku me kolegun Ledio Laku, ka qenë i ftuar në emisionin “E diell”, ku ka folur rreth punëve të kryera kohë më parë. Ai përmendi disa prej tyre pasi Ledio e pyeti se kur ka qenë për të hera e fundit që ka bërë një punë pa lekë.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë. Kam punuar edhe fatorino furgoni në Unazë”- ka treguar aktori i humorit, i cili ka fituar më pas duartrokitjet e publikut.

Binaj dhe Lako janë bërë bashkë për shfaqjen “Tango”, ku Flori luan për herë të parë jashtë skenës së “Portokalli”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco