Futbollisti shqiptar dhe ish-Miss Shqipëria martohen së shpejti, zbulohen detaje nga dasma e tyre

Futbollisti shqiptar dhe ish-Miss Shqipëria martohen së shpejti, zbulohen detaje nga dasma e tyre

08:30, 14/06/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu njoftoi se këtë vit do të organizohej një nga dasmat më të bukura “VIP”, duke e lënë enigmë emrin e personit për të cilin bëhej fjalë.

Së fundmi revista “Class” ka zbuluar se dasma e vitit do të jetë ajo e futbollistit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.

Edhe Fiorenza nuk është pak e njohur nga publiku, sepse në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave konkurrente.

 Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre.

 Madje është zbuluar se vogëlushi do të çojë unazat e dy prindërve në altar gjatë ceremonisë së martesës.

Në dasmën e Elseidit do të ketë 500 të ftuar, jo vetëm shqiptarë, por edhe miq të tij italianë që e kanë mbështetur në karrierën në vendin fqinj. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco