FOTO/ Pasi e mohoi dhe më pas e pranoi, Eleni Foureira na sqaroi njëherë e mirë origjinën e saj: 'E kam mohuar sepse...

FOTO/ Pasi e mohoi dhe më pas e pranoi, Eleni Foureira na sqaroi njëherë e mirë origjinën e saj: 'E kam mohuar sepse...

23:08, 12/06/2019
A+ Aa A-

 

Eleni Foureira këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë ka krijuar një karrierë të suksesshme në Greqi dhe sigurisht fansat e saj janë rritur dhe me performancën e saj të zjarrtë në eurovizion vitin e kaluar.

E teksa të gjithë e mbajmë mend mirë se fillimisht Eleni nuk e ka pranuar origjinën e saj shqiptare më vonë ajo e pranoi, por nuk na kishte treguar arsyen e mohimit.

Së fundmi Eleni ka deklaruar se gjatë karrierës së saj ka gënjyer shumë herë për origjinën si shqiptare pasi i druheshe bullizmit.

‘Kam gënjyer shumë herë për origjinën time. Kisha frikë se nëse pranoja që kam origjinë shqiptare do të bëhesha viktime bullizimi dhe se karriera ime do të shkatërrohej. Tani jam shumë mirë dhe e them hapur pa problem. Duhet që të gjithë të mos gjykojmë në bazë të origjinës se dikujt,’ tha në emisionin grek kengëtarja 32-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco