Sherri 6-vjeçar mes Taylor Swift dhe Katy Perry, por shikoni se çfarë ka ndodhur sot

Sherri 6-vjeçar mes Taylor Swift dhe Katy Perry, por shikoni se çfarë ka ndodhur sot

17:44, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kanë qenë ‘armike’ që prej vitit 2012 por duket se më në fund këngëtaret Katy Perry dhe Taylor Swift kanë ngritur flamurin e paqes.

Këngëtarja Taylor Swift i ka dërguar Perryt një foto ku shfaqet një pjatë me biskota dhe sipër saj shkruhej “më në fund paqe”.

Këtë foto e ka shpërndarë edhe Perry më pas, ku ka etiketuar këngëtaren dhe ka  shkruar: “Sa mirë kështu”.

Edhe më parë këngëtaret kanë shfaqur shenja pajtimi. Taylor Swift ka shtuar këngën “Never Really Over” të Katy Perry-t në listën e këngëve që dëgjon vetë.

Ndërkohë disa muaj përpara kësaj Perry kishte mbështetur publikisht Taylor Swift-in duke pëlqyer postimin e saj në Instagram ku thyente heshtjen në lidhje me politikën në vend.

Sherri mes tyre nisi në vitin 2012 kur Swift e akuzoi Katy Perryn se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën. Pas kaq kohësh Perry mori përgjegjësinë si shkaktare e atij sherri.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

feels good ???? @taylorswift

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco