FOTO/ Me sa duket historia vazhdon! Khloe Kardashian reagon pas skandalit të tradhtisë: ‘Kisha dyshime…’

FOTO/ Me sa duket historia vazhdon! Khloe Kardashian reagon pas skandalit të tradhtisë: ‘Kisha dyshime…’

17:02, 12/06/2019

Historia mes Khloe Kardashian dhe Tristan nuk paska as fillim dhe as fund, ngjarje të një pas njëshme po ndodhin çdo ditë e më shumë.

Deklarata e mëparshme e ish-partneres së Tristan Thompson se ai kishte nisur lidhjen me Khloe Kardashian ndërkohë që priste një fëmijë me të, e vuri Khloe-n në shënjestër të opinionit publik dhe në qendër të vëmendjes së mediave.

Pak më parë, Khloe reagoi në Instagram përmes disa postimeve në Instastory, ku shprehet se në asnjë moment nuk ka patur për qëllim ta ndajë Tristan-in nga mamaja e djalit të tij dhe se ai e kishte bindur e çdo mënyrë se nuk ishte më në lidhje me të.

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni. E vërteta ime është se: E takova Tristan-in sepse ai vendosi të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen. Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt, më tregoi prova fizike dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim. Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë.”- ka shkruar Khloe në story të një pas njëshme duke na treguar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco