Personazhet publike që janë aktivë në rrjetet sociale ndeshen shpesh me komente negative nga njërëz që nuk i pëlqejnë.
Në fakt kjo është diçka që vjen së bashku me famën e prej së cilës askush që do të jetë i njohur nuk mund të shpëtojë.
Mirëpo ka dhe nga ata njërëz që reagojnë mirë dhe nga komentet negative siç është rasti i Lori Hoxhës.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto dhe ndjekësit e blogeres janë kapur me beline hollë të Lorit dhe e kanë akuzuar atë se ka përdorur photoshop.
“Zot na ruajt mendt e kokës! Janë bo robt si kukulla plastike!”, i shkruan një ndjekës, ndërkohë që një tjetër i thotë: “Qyqaa ku e ke belin moj çupë??
.Mirëpo ajo ka publikuar një mesazh të një ndjekësit të saj ku shkruante:
“E ka bërë belin e hollë sa buzët e Lori Hoxhës në 2012”, ndërkohë që përmbi të ka shkruar: “Përfundimisht kam ndjekësit më shakator” ku duket që blogerja i ka marrë me sportivitet të gjitha komentet negative.
© SYRI.net