FOTO/ E pyeti nëse do e mësojë djalin të urrejë Serbinë, Almeda nxehet me fansin

FOTO/ E pyeti nëse do e mësojë djalin të urrejë Serbinë, Almeda nxehet me fansin

13:10, 12/06/2019
A+ Aa A-

Almeda Abazi një muaj më parë u bë nënë për herë të parë e një djali që e pagëzoi me emrin Efehan.

Ish-Missi nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale pasi siç duket i është dedikuar plotësisht rritjes së djalit.

Mirëpo, ditën e djeshme ajo i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka zbuluar një sërë të rejash për mëmësin, por edhe jetën e saj private.

Njëri nga fansat e Almedës i ka përmendur asaj Serbinë dhe  e ka pyet se nëse ajo do ta mësojë të birin të urrejë atë.

Siç duket Almedës nuk i ka pëlqyer pyetja dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje mjaft të prerë.

“Do ta mësosh Efehan të urrejë Serbinë aq shumë sa e urren ti?”, e pyet fansi.

"Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”, ka përfunduar Almeda.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco