VIDEO/ Jonida Vokshi interviston bashkëshortin e ardhshëm, në shtator martohen

VIDEO/ Jonida Vokshi interviston bashkëshortin e ardhshëm, në shtator martohen

08:19, 12/06/2019

Jonida Vokshi i ka surprizuar të gjithë me puntatën e radhës të programit që drejton në ‘Digitalb’.

Këtë javë në ‘Personale’, moderatorja ka ftuar partnerin e saj, aktorin Besnik Krapi.

Pak sekuenca nga xhirimet, bukuroshja i ka publikuar në ‘Instagram’ duke shpjeguar se kjo intervistë është shumë e veçantë për të dhe kënaqësia më e madhe që ka marrë është fakti që e ka vënë bashkëshortin e ardhshëm në siklet.

Jonida ka lënë të kuptohet së të qeshurat nuk do të mungojnë dhe shumë detaje për planet e tyre të martesës dhe jetën private do të ndahen me publikun e gjerë.

Kujtojmë se lidhja e dy aktorëve të njohur u zbulua disa javë më parë nga vetë Jonida. Deri në atë moment, bukuroshja e ekranit nuk kishte folur kurrë për jetën private, por tashmë gjërat kanë kaluar në një tjetër nivel, pasi Jonida dhe Besnik martohen për pak muaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco