FOTO/ Kim Kardashian takon në burg 61-vjeçarin që akuzohet për një krim shumë të rëndë

FOTO/ Kim Kardashian takon në burg 61-vjeçarin që akuzohet për një krim shumë të rëndë

13:07, 01/06/2019
A+ Aa A-

Kim Kardashian West po vijon misionin për të përmirësuar sistemin e drejtësisë penale.

Të enjten, ajo vizitoi të burgosurit në burgun “San Quentin” dhe publikoi disa fotografi.

Ylli i "KUWTK" shpenzoi orë të tëra duke folur me Kevin Cooper, i cili është i burgosur për vrasjen e katër personave të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Kim Kardashian publikoi në Twitter fotografitë e saj me 61-vjeçarin Cooper.

 “Shpresoj që Kevin të lirohet pasi është urdhëruar që ti bëhet testi i ADN-së dhe unë jam mirënjohëse ndaj Guvernatorit Newsom që u ka dhënë fund dënimeve me vdekje në Kaliforni. Kisha një takim emocional me Kevin Cooper dje në burgun e San Quentin. Pashë që ai është i kujdesshëm dhe i sinqertë dhe besoj se ai është i pafajshëm për krimet për të cilat është dënuar”, shkruajti Kim.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco