Humb aparatin në udhëtim, francezja: Kam Foto top.less, ma ktheni

Humb aparatin në udhëtim, francezja: Kam Foto top.less, ma ktheni

23:59, 26/05/2019
A+ Aa A-

Një turiste franceze po kërkon së fundmi ndihmë, pasi ka humbur aparatin e saj fotografik gjatë udhëtimit në Skoci. Lily Mika, e cila cilësohet si një blogere për udhëtimet, është shprehur se aparati për të është shumë i çmuar pasi ka shumë fotografi nudo, të cilat do t’i përdorë një kauzë personale.

“Fotografitë topless nuk janë për të tërhequr vëmendjen, ato janë arsyeja që unë do të bëj gjithçka për të gjetur aparatin tim. Kjo nuk ka të bëjë me paratë, fotografitë që gjenden në aparat janë shumë të rëndësishme për mua. I kam realizuar në vendet më të bukura. Qëllimi im është të botoj një album me këto fotografi për të inkurajuar gratë që të jenë më të lira dhe më të sigurta në vetvete për të bërë atë që duan të bëjnë”– është shprehur 26-vjeçarja duke shtuar se në aparatin fotografik gjenden gjithashtu fotografi të sajat me gjyshin dhe të dashurin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco