Pas 16 vitesh Adam Levine braktis ‘The Voice’, por kush e zëvendëson?

Pas 16 vitesh Adam Levine braktis ‘The Voice’, por kush e zëvendëson?

14:43, 25/05/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Adam Levine ka hequr dorë nga emisioni ‘The Voice’, pasi kërkon të merret me një projekt të ri.

Ai ka qenë pjesë e këtij kompeticioni për 16 sezone, duke filluar në vitin 2011 e deri më tani. Largimi i tij nga programi i ka habitur dhe mërzitur në të njëjtën kohë të gjithë fansat e këngëtarit.

Pas këtij lajmi, të gjithë janë duke spekuluar se kush do ta zërë vendin e Levine në program dhe zërat thonë se do të jetë Christina Aguilera.

38-vjeçarja ka qenë dhe më parë pjesë e jurisë së ‘The Voice’, në sezonin e parë, të tretë, të pestë, të tetë dhe të dhjetë.

Pavarësisht këtyre lajmeve, burime pranë ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se këngëtarja ndodhet në disa turne në Las Vegas dhe se për momentin ajo është e fokusuar tek karriera e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco