Albana Osmani rrezaton në Amfar Gala, takohet me nënë e Kim Kardashian dhe yllin botëror…

Albana Osmani rrezaton në Amfar Gala, takohet me nënë e Kim Kardashian dhe yllin botëror…

16:30, 24/05/2019
A+ Aa A-

Albana Osmani është një ndër moderatoret më të suksesshme në Shqipëri. Moderatorja ka një fushatë sensibilizuese e cila quhet “Ti je një luledielli” ku dhuron dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.

Së fundmi, ajo ishte pjesëmarrëse në Amfar Gala në Kanë, e cila u ftua në eventin e bamirësisë nga modeli i njohur shqiptar Roland Lekaj.

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë floriri e cila rrezatonte e tëra, për tu bashkuar me të gjithë personazhet e tjerë të famshëm që janë mbledhur në eventin e mbledhjes së fondeve për kërkime kundër AIDS. Bukuroshja ka postuar një foto me modelen e njohur Adriana Lima, duke lënë një përshkrim poshtë fotos si në shenjë ironie.

“With my friend”- ka shkruar moderatorja poshtë fotos.

 

Por, Albana ka pasur fatin që të takojë dhe mamanë e Imagemotrave Kardashian, Kris Jenner duke shkrepur dhe një foto me të.

“Me mamin seksi Kris Jenner, Po po, po e shijoj galanë Amfar. Me njerëz të bukur dhe të mrekullueshëm.”- ka shkruar Albana, e cila duket mjaft e lumtur pas këtij takimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco