Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Vrasje të vogla/ Merve mëson se Serhan dashuron dikë tjetër, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Merve mëson se Serhan dashuron dikë tjetër, ja ç’do ndodhë nesër

22:40, 23/05/2019
A+ Aa A-

Edip shkon në shtëpinë e Merves për t’i kërkuar llogari por e gjen shumë të tensionuar. Merve përlotet dhe i thotë Edipit se i ka mendimet e ngatërruara. Ai i ofron Merves mbështetje por ajo e përzë.

Merve i thotë avokates se Serhan nuk do vërtet që ata të divorcohen prandaj do shtriren sikur e kanë nisur proçesin e divorcit. Merve kupton se Serhan nuk e dashuron. Avokatja lë të kuptohet se Serhan është dashuruar me dikë tjetër.

Merve nuk arrin ta pranojë këtë të vërtet dhe thotë se Serhan nuk do e bënte kurrë. Ajo frikësohet kur avokatja i tregon për dyshimet e saj. Merve përgatit kekun e saj të famshëm dhe shkon për vizitë tek Oja.

Merve i thotë Ojas se do e largojë Edipin nga klubi. Ato i hedhin kunja njëra-tjetrës. Oja i tregon Merves se nuk ka frikë nga kërcënimet e saj dhe se e shkuara e ka bërë më të fortë. Oja shkon tek Edip dhe i thotë të mos heqë dorë.

Edip i tregon Ojas se Serhan ndodhet në hotel. Oja shkon në hotel dhe i kërkon llogari Serhanit për largimin e tij. Serhan i kërkon Ojas ta deklarojnë lidhjen e tyre. Oja i kujton që ai nuk është divorcuar dhe kjo që po bëjnë është gabim./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco