Baba për herë të parë, futbollisti i Barcelonës jep lajmin e madh

Baba për herë të parë, futbollisti i Barcelonës jep lajmin e madh

17:44, 23/05/2019
A+ Aa A-

Ylli i ri i Barcelonës, Nelson Semedo, është një futbollist portugez, i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin e madh spanjoll, por edhe ekipin kombëtar të Portugalisë.

Në sezonin e fundit, ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë në radhët e skuadrës katalanese, ku ka meritë në fitimin e titullit kampion, por edhe të arritjes në finalen e Kupës së Mbretit, e cila do të luhet më 26 maj kundër Valencias.

Gjithsesi Semedo sot ka dhënë lajmin e madh në lidhje me jetën e tij jashtë fushës. “Familja jonë po zmadhohet”, ka shkruar Semedo përbri një fotografi të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, ku mbrojtësi i Barcelonës shfaqet duke puthur barkun e bashkëshortes së tij bukuroshe.     

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco