FOTO/ Chris Brown i fiksuar pas artisteve shqiptare.Ja cilat janë artistet që ndjek reperi i famshëm

FOTO/ Chris Brown i fiksuar pas artisteve shqiptare.Ja cilat janë artistet që ndjek reperi i famshëm

14:19, 23/05/2019
A+ Aa A-

Ai është një ndër reperët dhe artistët më të njohur në botë.

Sigurisht që fama e tij është shumë e madhe pasi numëron mbi 53 milionë ndjekës në Instagram, por prej kohësh kemi vënë re që ka një simpati të theksuar për vajzat shqiptare.

Bëhet fjalë për Chris Brown i cili para pak vitesh bashkëpunoi me yllin shqiptar, Rita Ora në këngën “Body on Me”, por siç duket ai është fiksuar keq pas bukurosheve shqiptare dhe shumë prej tyre i ndjek në Instagram.

Kush janë personazhet publikë shqiptarë që Chris Brown ndjek mes rreth 3000 personave në instagramin e tij?

Është lehtësisht e verifikueshme, sepse mjafton t’i hedhim një sy profilit të tij dhe shohim që ai ndjek, Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Nora Istrefin, Arbenita Ismajlin Samanta Karavellën, Baby G, Rina Balaj, Elvana Gjatën, Adrola Dushin, Kristina Baki-në, Gashin.

Ndoshta mund të na ketë shpëtuar ndonjë tjetër, por e rëndësishme është që Chris Broën i simpatizon vajzat shqiptare, por edhe reperin Gashi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco