Eurovision numëroi pikët gabim, ndryshon renditja e Shqipërisë

Eurovision numëroi pikët gabim, ndryshon renditja e Shqipërisë

23:24, 22/05/2019
A+ Aa A-

Njw tjetër gafe e “Eurovision 2019”. Organizatorwt  kanw bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo nuk ka ndikuar tek fituesi. Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision tha një gabim nga juria e Bjellorusisë. 

Pikërisht falë një gabimi në jurinë e Bjellorusisë, organizatorët e Eurovision vendosën të bëjnë një rinumërim votash, nga ku ka ndryshuar edhe renditja e disa shteteve.

Njëra nga ato ishte edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar. Ndërkohë, Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë. Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti 23/05/2019 09:28

pagoni deme shqiperise dhe jepja pike sakte shqiperise ose edhe njehere erovizionose do jete shqiperia epara

Shto koment

Denonco