‘Ti nuk njeh ligjin’/ Polici i kërkoi të hapte krahun, shoferi me Lambo e bën për një lek

‘Ti nuk njeh ligjin’/ Polici i kërkoi të hapte krahun, shoferi me Lambo e bën për një lek

18:10, 22/05/2019
A+ Aa A-

Një shofer, që ndodhej në shtetin e Oregon-it ndërkohë që ishte rrugës për Kanda, është përballur me një polic jo dhe aq shumë të informuar.

Burri nga Dubai e filmoi të gjithë skenën dhe më pas e publikoi në kanalin e tij në YouTube ku mban emrin ‘Stig’s Persian Cousin’.

Në videon, e filmuar nga kamera e vendosur tek Lamborghini i shoferit, duket një polic i cili i kërkoi të hapte krahun.

Oficeri, i cili e prezanton veten si Trooper Rommer i thotë shoferit:

Arsyeja që po u ndaloj është sepse ju nuk keni targa në këtë makinë. A ka ndonjë arsye për këtë?”

Në videon që ka marrë më shumë se 20,000 shikime shoferi, i cili po mundohej t’i shpjegonte policit se i kishte të gjitha në rregull sipas ligjit, dhe polici vazhduan një debat për disa minuta.

Derisa, në një moment polici u dorëzua dhe u përpoq të bënte një dalje pa rënë shumë në sy.

Ai dëgjohet të thotë:

Po iki se më thirrën diku tjetër..”

Shoferi i kthehet duke qeshur:

Është ligj federal, ti nuk njeh ligjin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco