Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Një shërbim psikologjik me pagesë për të gjithë të dëshpëruarit e serialit 'Game of Thrones'

Një shërbim psikologjik me pagesë për të gjithë të dëshpëruarit e serialit 'Game of Thrones'

14:49, 21/05/2019
A+ Aa A-

Fundi i serialit shumë të ndjekur anembanë botës ‘Froni i shpatave’ ose siç njihet ndryshe 'Game of Thrones' ka shkaktuar dëshpërim tek fansat e këtij filmi.

Trauma është aq e madhe për disa nga fansat e këtij filmi saqë dikush ka menduar për ngritjen e një shërbimi mbështetës psikologjik për ato që e ndjejnë veten jetim nga intrigat dhe aventurat e shtatë mbretërive.

Nga ana tjetër prerja si me thikë në serinë e tetë të serialit mund të jetë e vështirë.

Dhe kështu faqja angleze Bark.com ka vendosur të ofrojë një shërbim konsultimi psikologjik përmes Skype.

Ju mund të flisni me një ekspert i cili, duke ditur gjithçka rreth "game of Thrones", mund t’ju ndihmojë të kaloni tragjediën e fundit të serialit.

E gjithë kjo për shumën modeste prej $ 25 për një seancë 30-minutëshe dhe 50 $ për një orë.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco