Rita Ora thyen heshtjen dhe flet për takimet me Liam Paynen

Rita Ora thyen heshtjen dhe flet për takimet me Liam Paynen

14:02, 21/05/2019
A+ Aa A-

Jeta private e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Orës ka qënë shumë e komentuar në media.

Në fillim u tha se ishte e lidhur me aktorin e ‘Spider Man’ Andrew Garfield që më pas u nda dhe së fundmi është përfolur për një lidhje me  Liam Paynen.

Ajo ka dhënë një deklaratë për revistën “The Sun”, ku është shprehur se e kishte të vështirë që të lidhej me ndonjë djalë.

“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje madhe në të ardhmen”- thotë Rita.

Këngëtarja e cila është gati të nisë një turne evropian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.

“Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Paynen, por ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë dhe ne jemi bërë miq të ngushtë. Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”- u shpreh këngëtarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco