Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Habit Johny Deep: Amber pikturonte plagët....

Habit Johny Deep: Amber pikturonte plagët....

09:10, 21/05/2019
A+ Aa A-

Johnny Depp ka akuzuar ish-bashkëshorten, Amber Heard se pikturoi plagët në trupin e saj për ta bërë aktorin të dukej si një abuzues.

Ylli i Pirateve të Karaibeve ngriti një padi shpifje prej 50 milionë dollarë kundër Heard, pasi ajo akuzoi për dhunë në familje.

 Në padi, Depp detajon dhe kundërshton akuza të shumta që aktorja bëri ndaj tij.

"Pretendimet e sajuara të Heard për dhunën në familje kundër meje janë të rreme,"-tha Depp.

Madje ai u shpreh se aktorja shkoi aq larg me fabrikimin e tregimeve të saj për abuzim, saqë bëri plagë të rreme në trup duke përdorur make-up.

"I kam mohuar pretendimet e saj me forcë që kur Heard i bëri publike në maj të vitit 2016, kur hyri në gjykatë  për të marrë një urdhër të përkohshëm kufizues me plagët e pikturuara në trup që dëshmitarët dhe pamjet filmike nuk tregojnë se i posedonte gjatë ditëve të tjera të javës,"-shtoi ai. "Do të vazhdoj ti mohoj për pjesën tjetër të jetës sime. Kur nuk kam abuzuar me Heard dhe ndonjë grua tjetër."

Johnny dhe Amber u martuan për 15 muaj para se ajo të paraqiste kërkesën për divorc në 2016.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco