Drejt martesës së tretë! Pas dy vitesh lidhje, fejohet aktorja seksi

Drejt martesës së tretë! Pas dy vitesh lidhje, fejohet aktorja seksi

22:25, 20/05/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Scarlett Johansson duket se është drejt martesës së saj të tretë. Ylli i filmit “Avengers: Endgame” dhe Colin Jost e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dy vjeçare në fejesë, bën me dije “Associated Press”. Ndonëse nuk është komunikuar asnjë datë martese, kjo e fundit pritet të ndodhë shumë shpejt.

“Scarlett dhe Colin janë të dashuruar dhe ndajnë shumë interesa të përbashkëta, si dhe të njëjtin sens humori”-është shprehur një burim, duke shtuar se Scarlett është shumë e lumtur.

Kjo do të jetë martesa e parë për yllin e “Saturday Night Live” dhe e treta për aktoren Johansson. Çifti e pati debutimin e parë në publik në nëntor të 2017-ës, ndërsa së fundmi morën pjesë në premierën “Avengers: Endgame” në Los Angeles.34-vjeçarja u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë, Romain Dauriac në shtator të vitit 2017.

Me të, Johansson ka një vajzë 4-vjeçare të cilën e kanë quajtur Rose. Ndërsa më parë, ajo ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds, për një periudhë prej dy vjetësh (shtator 2008-dhjetor 2010).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco