Vdekja e princeshës Diana, rrëfehet i biri: Dhimbje e pangjashme!

Vdekja e princeshës Diana, rrëfehet i biri: Dhimbje e pangjashme!

22:01, 20/05/2019
A+ Aa A-

Princ William është shprehur si kurrë më parë në një dokumentar të BBC-së për humbjen e nënës së tij, princeshë Diana. E teksa në fokus ishte shëndeti mendor i njerëzve britanikë, duka i Kembrixhit e cilësoi të pakrahasueshme dhimbjen e tij të përjetuar.

“Unë mendoj se kur humb një njeri të dashur në një moshë shumë të re, ju ndjeni dhimbje si asnjë dhimbje tjetër dhe e dimë se jeta jonë do të bëhet më e vështirë dhe do të hasim diçka më të dhimbsshme se ajo”– tha William. “Mendoj se kur ngel jetim në moshë të vogël, në çdo kohë, por veçanërisht në moshë të vogël, ndjen dhimbje si asnjë dhimbje tjetër”-shtoi ai, duke risjellë në vëmendje kështu se ishte vetëm 15 vjeç, kur nëna e tij u vra në një aksident automobilistik në Paris (1997).

William bëri më tej thirrje për një komunikim më të hapur për problemet e shëndetit mendor, teksa fliste për këtë çështje me futbollistët Peter Crouch, Danny Rose, Thierry Henry dhe Jermaine Jenas.

Princ William krijoi në shtator një faqe interneti me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor në vendet e punës. Ndërsa në shkurt ai kritikoi klubet profesionale të futbollist në Angli, duke i akuzuar ata se nuk e kishin marrë seriozisht shëndetin mendor të lojtarëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco