‘Nuk pushoja dot së qari’, aktori i njohur shqiptar zbulon momentin prekës në jetën e tij

‘Nuk pushoja dot së qari’, aktori i njohur shqiptar zbulon momentin prekës në jetën e tij

17:30, 20/05/2019
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Arben Derhemi, është ngjitur në skenën e teatrit së fundmi me shfaqjen “Magjia e Josef Bider”. Për këtë arsye ai ishte edhe një ndër të ftuarit gjatë ditës së djeshme në spektaklin “E Diell”.

Por në këtë spektakël aktor,  përveç jetës artistike, ka ndarë me publikun edhe momente nga jeta familjare, mes të cilëve ka veçuar momentin emocionues, kur pa vajzën në skenën e shkollës.

“Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh, kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu”, tregoi ai.

Ndërkohë që pyetjes, nëse Arbeni dhe Iva kishin në planin t`i dhuronin Darlin një motër ose vëlla, aktori u përgjigj: “Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nardi20/05/2019 17:49

He mo cvendosi per teatrin ky , do prishet apo jo , bythlepires !

Shto koment

Denonco