Kë do më shumë Fero, veten apo Arbenitën? Përgjigjen e zbuloni këtu

Kë do më shumë Fero, veten apo Arbenitën? Përgjigjen e zbuloni këtu

11:24, 20/05/2019
A+ Aa A-

Lidhja e tij me Arbenitën është komentuar shumë në media, duke u bërë një për çifteve më të përfolura dhe më të dashura për publikun.

Ata nuk ngurrojnë t'a shprehin hapur dashurinë e tyre jo vetëm nëpërmjet fotove e videove, por edhe në komente të shumta që i lënë njëri-tjetrit.

I ftuar së fundmi në  programin e Top Channel’ E Diell’  reperi foli si për projektet e tij të  reja muzikore por edhe në lidhje me jetën e tij private.

Para se të njihte Arbenitën, Fero deklaroi në “E Diell” se kishte pasur një “problem”, por që u sheshua me kalimin e kohës.

“Unë gjithmonë e kam dashur veten shumë, por Arbenita më ka bërë konkurencë të sinqertë kështuqë tani e dua atë më shumë”, rrëfeu reperi.

Thuhet se kur ka dashuri, ka dhe xhelozi, por si qëndron kjo balancë mes Feros dhe modeles?

“Ndonjëherë ndodh që ajo është më xheloze, më fiton mua, ndonjëherë e fitoj unë atë, pra që jam më xheloz, por në fund të fundit, nëse e shikojmë mirë njëri-tjetrin, s`kemi pse bëhemi xhelozë”, pohoi Fero.

Kujtojmë që disa ditë më parë çifti “provokoi” përdoruesit e rrjeteve sociale me një postim që ishin ndarë, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e cila nxorri në pah sipas Arbenitës, të gjithë urrejtjen e njerëz                        

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco