Doni të bleni shtëpi? Duke filluar nga 1000 euro, oferta nga përtej Adriatikut

Doni të bleni shtëpi? Duke filluar nga 1000 euro, oferta nga përtej Adriatikut

10:31, 20/05/2019
A+ Aa A-

Nëse nuk ke një shtëpi, të duhet një e tillë, por ke pak para të lëna mënjanë, atëherë zgjidh Italinë fqinje. Qyteti i Musomelit në Sicili i jep mundësinë çdokujt që të blejë një shtëpi me një çmim që fillon nga 1000 euro.

Kjo është mënyra që ka zgjedhur këshilli komunal i zonës për të ripopulluar qytetin që sot numëron vetëm 11 mijë banorë. Pozicionuar në një kodër, qyteti ka shumë shtëpi të braktisura që shiten në ankand dhe pronarit të ri i jepet një periudhë kohe 3-vjeçare për ta restauruar atë. Për ta zotëruar,  mjafton të firmosësh kontratën me bashkinë dhe të depozitosh shumën e blerjes, plus shërbimet noteriale.

“Zgjodhëm këtë mënyrë për të arritur qëllimin tonë ekonomik, të shtojmë numrin e të huajve që blejnë shtëpi tek ne, e në këtë mënyrë të na ndihmojnë edhe në restaurimin e shtëpive të vjetra që ka qyteti. Kështu i japim edhe më tepër gjallëri dhe një pamje të re”, thotë kryetari i Bashkisë, Sebastiano Catania.

Patriku, është belg nga Brukseli dhe e bleu shtëpinë e tij për 7 mijë euro. Në rinovimin qe i bëri, banesa e tij ka një dhomë ndenjeje, dy dhoma gjumi, tri banja, kuzhinën dhe ballkonin. “Për ta rimodeluar, unë shpenzova 65 mijë euro, shto këtu edhe çmimin e blerjes dhe shkon 72 mijë euro, që do të thotë se për 20 vitet e ardhshme unë i bleva vetes një shtëpi shumë të mirë”, thotë ai.

Sipas një agjencie imobiliare në Sicili, që nga viti 2017, kur u shpall oferta, janë shitur më shumë se 100 shtëpi në qytet. Blerësit janë të kombësive të ndryshme, si belge, franceze, holandeze etj. dhe kërkesa sa vjen e rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco