FOTO/ Keisi lushaj largohet nga Shqipëria. Mashkulli që po e shoqëron na futi në dyshime

FOTO/ Keisi lushaj largohet nga Shqipëria. Mashkulli që po e shoqëron na futi në dyshime

09:40, 20/05/2019
A+ Aa A-

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Keisi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

Ishte fillim maji kur Keisi Lushaj njoftoi se po kthehej në Shqipëri për të takuar bashkëshortin e saj Stresi.

Por vizita e Keisit mori fund këtë fundjavë që shkoi, pasi bukuroshja është nisur sërish drejt Kanadasë ku jeton.

Ajo ka publikuar sot disa video ku shfaqet duke bërë gëzuar me një mashkull që ndodhet pranë saj.

Për një çast na bëri të mendojmë se Keisi shoqërohet nga Stresi në udhëtimin e saj dhe shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë!

Keisi dhe Stresi u martuan në një ceremoni sekrete, pak kohë pasi e bënë publike lidhjen e tyre dhe pritet të organizojnë një dasmë madhështore jashtë Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco