Artistja e makeup-it emëron linjën e saj ‘Kosova’, çmenden serbët

Artistja e makeup-it emëron linjën e saj ‘Kosova’, çmenden serbët

09:18, 20/05/2019
A+ Aa A-

Makeup artistja e njohur me origjinë shqiptare, Foinika Kay arritjen më të madhe të saj në industrinë e grimit e ka pagëzuar me emrin "Kosova".

Bëhet fjalë për qerpikë fallco të cilat Foinika i ka lancuar nën markën e njohur të grimit në botë "Tarte".

Pasi e prezantoi produktin me ndjekësit në Instagram, postimi i shqiptares u mbush me komente negative nga serbët. "Kosova është Serbi", ishte një nga komentet e shumta apo "RS" që përfaqëson Republikën e Serbisë.

Madje edhe mediat serbe kanë shkruar për artisten e makeup-it. "Blogerja shqiptare lancon linjën e qerpikëve 'Kosova'.

'Kudo në paketë janë motivet e Shqipërisë", shkruajnë mediat serbe.

“Akoma s’mund të mësohem me faktin se unë kam qerpikët e mi. Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe përkrahën bashkëpunimin tim të parë. Falenderim special për Kozmetikën Tarte që më bëri pjesë të saj. Nëse me njeh mua, e di se unë gjithmonë vendos qerpikët dhe kam ëndërruar gjithmonë që të krijoj stilin tim personal të qerpikëve dhe kjo ishte absolutisht e përkryer. Ose je vajzë natyrale nga Kosova, ose vajzë ekstra", shkruan Foinika.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco