Shërthen debati në Eurovizion, Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës

Shërthen debati në Eurovizion, Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës

08:56, 20/05/2019
A+ Aa A-

Ishte një nga performancat më të përfolura në Eurovizionin e këtij viti.

Madona së bashku me trupën e  saj të baletit elektrizuan skenën.

Ajo performoi ‘Like a Prayer’ por edhe këngën e saj më të re ‘Future’.

Me anë të perfomacës së saj, këngëtarja dha një mesazh duke i bërë  thirrje publikut që të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës e cila i bashkon njerëzit .

"Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë", u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.

Po ashtu ajo i'u drejtua edhe konkurrentëve duke i quajtur të gjithë fitues. 

Megjithatë performanca e Madonnës ka shkaktuar shumë debate duke qenë se në fund dy balerinë u shfaqen në skenë dhe në shpin mbanin flamurin e Izraelit dhe të Palestinës.

Sipas mediave të huaja një gjë e tillë nuk ishte informuar dhe Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të ishte jo-politike.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco