Menaxheri i Feros reagon i irrituar pas plagosjes në mes të Prishtinës

Menaxheri i Feros reagon i irrituar pas plagosjes në mes të Prishtinës

20:32, 19/05/2019
A+ Aa A-

Vetëm dy ditë më parë në mes të Prishtinës ndodhi një shkëmbi zjarri nga i cili mbeti i plagosur menaxheri i reperit Fero, Met Elshani. Ishte policia ajo që e konfirmoi ngjarjen nëpërmjet një komunikate.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, ku edhe kanë gjetur të plagosurin (me armë zjarri) Met Elshani, i cili aktualisht po vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

Deri më sot, i plagosuri nuk kishte dhënë ndonjë prononcim për media, ndërsa i kontaktuar nga lajmi.net ai ka reaguar duke u shprehur se nuk i njeh personat, që e plagosën, dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte duke shkuar te berberi.

“Kjo që më ndodhi mua, njerëzit mundohen me e laku në shumë drejtime dhe kjo nuk është aspak e mirë për mua si një njeri që ka qenë ushtar-epror në UÇK. Jam një njeri që kam kontribuar për këtë vend që rrallë kush ka mujt me kontribu kaq shumë sa unë dhe familja ime. Ky jam unë Met Elshani, sjam unë njeri i problemeve dhe ‘shoë-ave’ që dikush don mi pa”, tha ndër të tjera Elshani për lajmi.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco