Pse Jonida nuk e fitoi ‘Eurovizion-in’? BBC zbulon arsyen e çuditshme...

Pse Jonida nuk e fitoi ‘Eurovizion-in’? BBC zbulon arsyen e çuditshme...

18:00, 19/05/2019
A+ Aa A-

Në f Finalja e madhe e ‘Eurovizionit’, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv të Izraelit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Ktheju Tokës’, të kënduar nga Jonida Maliqi. Menjëherë pas përfundimit të kompeticionit më të madh dhe më të rëndësisshëm për muzikën në Kontinentin e Vjetër, ka qenë media e njohur “BBC” i ka dedikuar Jonidës disa fjali, ku shkruan dhe shkaqet pse Shqipëria nuk arriti të fitonte.

Faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.” Ndërsa BBC në analizën e saj të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

‘Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë ‘Eurovision-in’. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi’, shkuan ai.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

Më tej, ai ka cituar disa nga vargjet e këngës duke treguar mesazhin drithërues: “Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, - thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. - Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit, që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith.

Kujtojmë që fitues u shpall shteti i Holandës me këngën ‘Arcade’, të kënduar nga këngëtari Duncan Laurence.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco