Jonida Maliqi fiton Eurovizion-in?! Ky rezultat i sajtit zyrtar po ‘i çmend’ të gjithë!

Jonida Maliqi fiton Eurovizion-in?! Ky rezultat i sajtit zyrtar po ‘i çmend’ të gjithë!

22:57, 18/05/2019
A+ Aa A-

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

Këngëtarja shqiptare do të performojë e dyta pas Maltës. Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm.

Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor, ndërsa Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë.

Mirëpo në një sondazh LIVE që po realizohet prej 6 orësh nga portali zytar i Eurovizionit, Jonida Maliqi kryeson që do të thotë se sipas fansave është pretendentja për të fituar.

Ky është linku zyrtar ku mund të votoni për Shqipërinë: https://esct.co/vote

Në videon më poshtë shikoni votimin në kohë reale:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco