Prej vitesh në një lidhje, Jonida Vokshi i jep fund beqarisë, ja kur martohet

Prej vitesh në një lidhje, Jonida Vokshi i jep fund beqarisë, ja kur martohet

22:50, 18/05/2019
A+ Aa A-

Edhe pse është moderatore dhe aktore e suksesshme, Jonida Vokshi është treguar gjithnjë e rezervuar dhe hermetike për jetën e saj private.

Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, moderatorja pohoi për herë të parë se së shpejti do të martohet. Ekskluzivisht për emisionin “Xing me Ermalin”, Jonida Vokshi tregoi se prej vitesh është në një lidhje me producentin Besnik Krapi, me të cilin është njohur gjatë kohës kur luanin bashkë në serialin “O sa mirë”.

Ermal Mamaqi: Të dashur miq, kam një lajmërim për të gjithë ju. Nga seriali “O sa mirë” dhe nga provat e zgjatura në serial, pas kaq kohësh Jonida Vokshi është gati për t’u martuar.

Jonida Vokshi: Po nuk jam as e para, as e fundit që martohet…

Ermal Mamaqi: E di, por ky është lajmi që do shkatërrojë portalet. Urime, urime. Unë u gëzova shumë kur e mora vesh, se për një moment thashë se po martoheshe me Anën, shoqen tënde të ngushtë.

Jonida Vokshi: Një lloj martese është edhe ajo me Anën.

Ermal Mamaqi: Kush është fatlumi, na thuaj? Kush është ai i cili ka një dhuratë të paçmuar.

Jonida Vokshi: Unë me të jam njohur tek seriali “O sa mirë”, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur dhe duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria.

Ermal Mamaqi: Ishte dashuri me shikim të parë apo me nxirrje jete derisa t’u mbush mendja ty.

Jonida Vokshi: Jo, dashuri me shikim të parë nuk mund të them se ne njiheshim edhe më parë. Por qe si dashuri me shikim të parë sepse kur ne nisëm ka pasur disa shkëndija. Nuk ishte fare nxirje jete.

Ermal Mamaqi: Do bëni dasmë?

Jonida Vokshi: Po do bëjmë, do kërcejmë pak.

Ermal Mamaqi: Ne mezi po presim të të shohim ty nuse…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco