Sot finalja e Eurovision/ Zëdhënësja e PD apel shqiptarëve: Votoni! Të mbështesim sa më shumë vendin tonë

Sot finalja e Eurovision/ Zëdhënësja e PD apel shqiptarëve: Votoni! Të mbështesim sa më shumë vendin tonë

18:57, 18/05/2019
A+ Aa A-

Dhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Festivalit Evropian të Këngës.

Pjesë e 26 shteteve të cilat garojnë këtë vit për vendin e parë është dhe Shqipëria.

Me këngën “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi do të performojë e dyta në rradhë, pas  Maltës që do të hapë spektaklin. Me një mesazh të fortë dhe aktual mbi emigracionin, kënga është pritur shumë mirë nga publiku vendas dhe i huaj, duke marrë pëlqime dhe kritika mjaft pozitive, dhe reagime entuziaste për kalimin në finale.

Edhe në provat e sotme për Finalen e Madhe zëri  i Jonidës ishte drithërues, teksa duardrokitjet e të pranishmëve në sallë ishin të shumta. Disa sondazhe të publikuara kanë ngritur lart moralin e këngëtares dhe ekipit.

Por për të votuar këngëtaren shqiptare apelon edhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, të votojnë për këngën “Ktheju tokës”.

Postimi i Ina Zhupës:

"Sot në mbrëmje do të zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit finalja e Eurovision.

Shqipëria do të përfaqësohet në finale nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. Jonida do performojë e dyta nga 26 këngë që janë bërë pjesë e finales së madhe.

Shqiptarët nëpër Europë mund ta votojnë atë në numrat që do të shfaqin televizionet respektive. Votimi mund të bëhet edhe në aplikacionin e”Eurovision”, që mund ta shkarkoni në celularin tuaj. Ta mbështesim sa më shumë vendin tonë.

Shumë suksese dhe fat Jonida dhe uroj ti sjellësh një fitore Shqipërisë". /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco