VIDEO/ Finalja e Eurovision, ja kur këndon Jonida Maliqi

VIDEO/ Finalja e Eurovision, ja kur këndon Jonida Maliqi

17:53, 18/05/2019
A+ Aa A-

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

Këngëtarja shqiptare do të performojë e dyta pas Maltës.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm.

Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor, ndërsa Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco