Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

 Rikthehet grupi i njohur ‘Ritfolk’ . Altin Goci tregon për herë të parë arsyen përse u nda grupi

Rikthehet grupi i njohur ‘Ritfolk’ . Altin Goci tregon për herë të parë arsyen përse u nda grupi

14:00, 18/05/2019
A+ Aa A-

Ishte një nga grupet më të pëlqyera të viteve ’90.

Pjesë e grupit ishin Altin Goci, Sajmir Braho, Blendi Dafa, Aleks Mazniku, Elinor Butka, Artan Lokja dhe Enris Qinami.

Në festivalin e vitit 1991 u cilësua si gurpi më i mirë.

Bashkëpunimi i tyre finalizoi në albumin e parë dhe të vetëm ‘Drejt fatit tim’.

Në  vitin 1997 grupi shpërbëhet por lë pas një trashigimi të shkëlqyer këngësh si ‘Drejt fatiti tim’ ‘Hija’ ‘Cilët jemi’ etj.

Por së fundmi kantautori Altin Goci ka dhënë lajmin e gëzuar për të gjithë fansat e këtij grupi.

Grupi do të rikthehet dhe kjo për shkak të kërkesave të fansave, miqve dhe nostalgjikëve të muzikës së tyre.

“Kishim kohë që mendonim një reunion, më së shumti si kërkesë e fansave, miqve dhe nostalgjikëve të grupit tonë. Menduam që është një domosdoshmëri për të risjellë një muzikë bio në tregun muzikor omgj. Fillimisht do të mbajmë një koncert në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera. Finalizimi i koncertit erdhi si mbështetje e Bashkisë së Tiranës. Koncerti i parë do të mbahet në Tiranë në datën 8 qershor”, zbuloi më tej Altin Goci.

Kantautori tregoi për Newsbomb.al edhe arsyen pse u nda grupi.

“Si shumë grupe muzikore dhe ne kishim mosmarrëveshjet tona më së shumti konceptuale të grupit.Për momentin jemi të fokusuar te koncerti. Ky koncert do risjellë të gjitha këngët e albumit ‘Drejt fatit tim’ të risjella në kohë, si dhe këngët tona të krijuara veçmas”, u shpreh kantautori Altin Goci.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi18/05/2019 14:22

U pa puna tja nisim dhe njehere nga e para si ne vitet 90. Shqiperia eshte kthyer 30 vite mbrapa me Edi Ramen keshtu qe dhe grupi te kthehet e keshtu nisim nje fillim te ri

Shto koment

Denonco