Sherri në Gjilan: Armë dhe drogë u gjetën në vendin ku u plagos menaxheri i “On Records”

Sherri në Gjilan: Armë dhe drogë u gjetën në vendin ku u plagos menaxheri i “On Records”

11:59, 18/05/2019
A+ Aa A-

Met Elshani menaxheri i “On Records” i shpëtoi për mrekulli dje një përplasjeje me armë që ndodhi në në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin për trajtim mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me përplasjen , policia ka arrestuar tre persona si të dyshuar, po ashtu, janë sekuestruar edhe tri armë zjarri si dhe u gjetën substanca narkotike.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të shkurtra për të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, si dhe 35.1 gr substance narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dje drejtuesi i kompanisë së menaxhimit “On Records”, foli publikisht në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar dhe as motivet që i kanë shtyrë.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, u shpreh ai për “Insajderin”.

Por lënda narkotike në vendngjarje ngre pista të tjera kërkimi në lidhje me zbardhjen e plotë të përplasjes.

                                                                                                                                                                    

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco