Vrasje të vogla/ Pelin tenton të vetëvritet, ja ç’do ndodhë të hënën

Vrasje të vogla/ Pelin tenton të vetëvritet, ja ç’do ndodhë të hënën

20:55, 17/05/2019
A+ Aa A-

Oja takohet me mikeshën e saj të ngushtë Inxhin dhe mëson se ajo do martohet. Inxhi i thotë Ojas se ja vlen të sakrifikosh për dashurinë. Pelin është e shqetësuar pse Tajlan nuk është kthyer dhe shkon të pyesë Merven.

Pelin i tregon Merves se e nxori të pafajshme tek Tajlani. Nilaj i tregon Mehmetit arsyen pse është mërzitur me Arzun. Mehmet mban anën e Arzus dhe e bind Nilajin të kthehet në shtëpi. Nilaj i kërkon falje të ëmës.

Mehmet i kërkon Arzus të rikthehen, por Arzu nuk pranon. Oja gëzohet kur sheh se zogjtë kanë ardhur në folenë që ndërtoi Serhani. Ajo i dërgon një mesazh Serhanit por ai nuk e sheh pasi është në mbledhje.

Pelin shkon të takojë Tajlanin dhe mëson se Merve e ka bërë fajtore. Tajlan kërkon të ndahet nga Pelin. Serhan sheh mesazhin e Ojas dhe e lënë të hanë darkën bashkë. Oja përgatit darkën dhe është shumë e lumtur.

Merve është e sigurt që Serhan do rikthehet dhe përgatit darkën për të. Merve përdor Milën për të rikthyer Serhanin por nuk ja del dot. Nilaj i thotë Arzus se Burxhu nuk është aq e keqe sa mendonin.

Pelin vishet bukur dhe shkruan një letër lamtumire. Ajo pi një dozë me ilaçe dhe përfundon në spital. Tajlan tronditet kur mëson se Pelin ka tentuar vetëvrasjen.

Tajlan shkon në spital dhe Pelin i lutet të rikthehen e ta harrojnë çfarë ka ndodhur. Oja pret Serhanin por ai kthehet në shtëpinë e tij. Serhan i kërkon divorcin Merves./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco