Elton Deda iu 'vërsulet' kritikuesve të Jonidës: Injorantë, hipokritë!

Elton Deda iu 'vërsulet' kritikuesve të Jonidës: Injorantë, hipokritë!

19:31, 17/05/2019
A+ Aa A-

Anglishtja e Jonida Maliqit, këngëtares që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’, linte shumë për të dëshiruar, gjë që u pa në një nga intervistat e dhëna për kompeticionin e rëndësishëm. Por fakti që anglishtja e saj e çalë u komentua me tone kritike nga shumë personazhe të njohur, por edhe nga shumë media, nuk është pritur mirë nga kantautori shqiptar, Elton Deda.

Reagimi i artistit të njohur shqiptar ka ardhur menjëherë, pasi Jonida u kualifikua në finalen e “Eurovision 2019”. Elton Deda duket se është rreshtuar në krah të atyre artistëve, që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares.

Kantautori i ka cilësuar kritikat ndaj Jonidës dhe shndërrimin e tyre në lavdata, si dëshmi të një “histerie kolektive të disa injorantëve”. Më tej, Deda është shprehur se kjo pjesë e shoqërisë vuan nga hipokrizia dhe boshllëku shpirtëror.

“Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lerini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë”– ka shkruar Elton Deda në rrjetin social “Facebook”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco