FOTO/ E konfirmon policia: Plagoset në Prishtinë menaxheri i njohur i këngëtarëve shqiptarë

FOTO/ E konfirmon policia: Plagoset në Prishtinë menaxheri i njohur i këngëtarëve shqiptarë

16:58, 17/05/2019
A+ Aa A-

Policia e ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ka ndodhur një plagosje, raporton Express.

Sot rreth  orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o        M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o        L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në trajtim mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco