FOTO/ Vazhdojnë thumbimet për gjoksin e saj por Emina Cunmulaj gjithmonë ka një përgjigje të zgjuar

FOTO/ Vazhdojnë thumbimet për gjoksin e saj por Emina Cunmulaj gjithmonë ka një përgjigje të zgjuar

15:34, 17/05/2019
A+ Aa A-

Jo të pakta kanë qënë rastet kur modelja Emina Cunmulaj është gjendur në kritika nga ndjekëset e saj në lidhej me gjoksin.

Por ajo gjithmonë ka ditur të kthej përgjigje që  i’u ka mbyllur gojën.

Edhe rasti i fundit ka të bëjë më të njëjtin koment. 

Emina Cunmulaj ka publikuar sot një foto nga udhëtimi me avion privat drejt New Jersey-t.

Modelja është rehatuar në kolltukun e rehatshëm teksa pozon e veshur e gjitha me të zeza.

Elegante si gjithnjë, Emina duket e veshur shumë thjeshtë ndërsa në brez mban një çantë në kuqe dhe një ndjekëse ka komentuar gjoksin e vogël të Eminës.

“Po gjoksin ku e le?”, i shkruan ajo në Instagram.

“Aty në aeroplan privat e kam lënë. Mos u bë merak motra se ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë!” është përgjigja e Eminës duke ja mbyllur kështu gojën.

Modelja tregohet gjithnjë e drejtpërdrejtë me ndjekëset dhe shpesh u përgjigjet kritikave dhe çdo fyerje që has për veten apo familjen e saj.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco