FOTO/ Nuk zgjodhi Shqipërinë te preferencat, Eleni Foureira bën gjestin e papritur për Jonida Maliqin

FOTO/ Nuk zgjodhi Shqipërinë te preferencat, Eleni Foureira bën gjestin e papritur për Jonida Maliqin

10:51, 17/05/2019
A+ Aa A-

Kënga “Ktheju Tokës” kënduar nga Jonida Maliqi ia ka arritur të fitojë pikët për t’u kualifikuar për finalen e madhe të Eurosong!

Mbrëmbjen e së enjtes u mbajt nata e dytë gjysmë finale ku radhën e 14-të ishte përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi, e cila me performancën dhe vokalin e saj ja doli të çojë Shqipërinë në finalen.

 Sigurisht që gëzimi ishte shumë i madh dhe mbështje për Jonidën kanë treguar shumë personazhe të njohur në rrjetet sociale.

E një prej tyre është pikërisht këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Fourerira.

Ajo ka qenë duke ndjekur Eurovizionin dhe ka postuar në Instagram vetëm përfaqësuesen shqiptare, duke uruar kështu publikisht Jonida Maliqin dhe Shqipërinë edhe pse në tapetin portokalli kur u pyet për të preferuarit ajo përmendi Greqinë, Qipron dhe Italinë.

Mesa duket performanca emocionuese e ka prekur aq sa i ka dedikuar edhe një story.

Ndoshta Eleni i trembet dhe reagimeve të fansave greke, pasi shpesh përmend që kritikohet kur permend origjinën.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco