Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe të ‘Eurovision 2019’

Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe të ‘Eurovision 2019’

23:11, 16/05/2019
A+ Aa A-

Jonida Maliqi çon në delir shqiptarët Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2019’ që po zhvillohet në Izrael. Ka qenë ky verdikti i votimit pas 18 këngëve të gjysmëfinales së dytë të kompeticionit më të madh të këngës në Kontinentin e vjetër.

Festivali ka sjell performanca të jashtëzakonshme nga 18 shtete, nga të cilat në finale do të shkojnë vetëm 10 prej tyre. Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare.

Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria. Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”, u rendit i 11-ti në këtë kompeticion, që vitin e kaluar u mbajt në Lisbonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco