Hapet votimi në gjysmë-finalen e “Eurovision 2019”, shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për Shqipërinë

Hapet votimi në gjysmë-finalen e “Eurovision 2019”, shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për Shqipërinë

22:29, 16/05/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar prezantimi i 18 shteteve në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”.

Festivali i cili këtë vit mbahet në Tel Aviv të Izraelit ka sjell performanca të jashtëzakonshme nga 18 shtete, nga të cilat në finale do të shkojnë vetëm 10 prej tyre.

Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare.

Image

Në fund të performancave, është hapur edhe votimi për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, teksa do të zgjasë vetëm 15 minuta.

Shqiptarët nga diaspora kanë mundësinë të votojnë për artisten shqiptare, dhe këtë mund ta bëjnë deri në 20 herë, sipas rregullave të votimit në “Eurovision”.

Jonida mban kodin “14”, si interpretuesja e katërmbëdhjetë me radhë në natën e dytë gjysmë-finale.

Në vazhdim ju prezantojmë me mënyrat e votimit nga shtete përkatëse, përmes numrave të telefonit ose aplikacionit “Eurovision”, nëse ai është i shkarkuar në telefonin e votuesit.

Image

Mënyrat e votimit për Shqipërinë nga secili shtet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco