Vrasje të vogla/ Rëza zbulon të shkuarën e Merves me Edipin, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Rëza zbulon të shkuarën e Merves me Edipin, ja ç’do ndodhë nesër

21:40, 16/05/2019
A+ Aa A-

Merve bën një plan dhe i thotë Pelinit të marrin fajin e njëra-tjetrës për t’i bindur Serhanin dhe Tajlanin të kthehen. Burxhu përpiqet të fitojë dashurinë e Nilajit dhe e bind të bëjnë gjimnastikë.

Hulusi telefonon Arzun dhe e njofton se ka vendosur të bashkëpunojë me të dhe jo Serhanin. Pelin shkon në kompaninë e Serhanit dhe e merr përsipër fajin e Merves. Ajo i tregon Serhanit se ka qenë e dashuruar me Tajlanin dhe detyroi Merven të dëshmonte kundër Ojas.

Serhan mban anën e Ojas. Pelin e kupton që mes Serhanit dhe Ojas ka diçka dhe i kujtohet momenti kur i pa bashkë. Merve takohet me Tajlanin dhe ja lë të gjithë fajin Pelinit. Komisari shkon në burg dhe merr në pyetje Rëzain.

Rëza i tregon se Merve e dashuronte Edipin. Merve telefonon Serhanin dhe shtiret si e pafajshme. Serhan nuk pranon të flasë për këtë çështje. Nilaj e kalon darkën me Mehmetin dhe Burxhun.

Mehmet telefonon Arzun dhe bën një plan për ta pajtuar me Nilajin. Mehmet i mëson Burxhus si ta bëjë për vete Nilajin dhe të dyja bëjnë bamirësi. Oja dhe Merve përballen me njëra-tjetrën. Merve është e sigurt se do e rifitojë Serhanin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco