Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Pak para ngjitjes në skenë, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë: Jemi bashkë në këtë sfidë

Pak para ngjitjes në skenë, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë: Jemi bashkë në këtë sfidë

18:37, 16/05/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, Jonida Maliqi pritet të performojë në skenën madhështore të ‘Eurovision’ në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit me këngën përfaqësuese ‘Ktheju tokës’. Kënga është pritur shumë mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës dhe ndjekësit e ‘Eurovision’ në të njëjtën kohë, ndërsa Jonida na ka treguar se e ka shijuar maksimalisht këtë periudhë në jetën e saj.

Pak para performancës së sotme, ajo ka zgjedhur të japë një mesazh tepër special për të gjithë fansat e saj në mbarë botën, duke shkruar: “Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri. Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip ‘Ktheju Tokës’. Për pak orë ngjitem në skenën e ‘Eurovision’, aty ku miliona zemra ngrihen peshë. Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë në numrin 14. Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin. Ju dua. Paçim fat”.

Kujtojmë se na ndajnë vetëm pak orë nga performanca unike që Jonida pritet të dhurojë për të gjithë ndjekësit. Deri atëherë na mbetet të presim me shumë emocione për surprizat që do të rezervojë mbrëmja e sotme e ‘Eurovision’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco