FOTO/ Përfaqësueja e Australisë në ‘Miss World’ do të jetë kjo shqiptare

FOTO/ Përfaqësueja e Australisë në ‘Miss World’ do të jetë kjo shqiptare

15:13, 16/05/2019
A+ Aa A-

Australia do të përfaqësohet këtë vit në ‘Miss World’ nga një shqiptare.

Bëhet fjalë për Klea Memaj.

Lajmin e ka ndarë në rrjete sociale bloggeri i njohur, Olti Curri. Ai ka publikuar një foto të bukuroshes, mbi të cilën shkruan:

“Kjo është Klea, vajza shqiptare që do të përfaqësojë Australinë në Miss World”.

Klea Memaj është shpallur Miss South Australia dhe po t’i hedhim një sy profilit të saj, duket se është një patriote mjaft e zjarrtë.

E teksa nuk ngurron të veshë bluzë me simbolin e shqiponjës, edhe shkrimet që i bashkëshoqëron fotografitë e publikuara i bën në gjuhën shqipe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco