FOTO/ Marin Orhanasi i thur lavde gruas vetëm për një arsye

FOTO/ Marin Orhanasi i thur lavde gruas vetëm për një arsye

15:03, 16/05/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme përmes një postimi në Instagram aktori i njohur i ‘Portokallisë’ Marin Orhanasi ka bërë dedikimin më romantik që keni lexuar për gjysmën e tij mëtë mirë bashkëshorten e tij Dorinën.

Por në fakt, pasi e quan “e bukura ime” dhe “karamele”, Marini i bën një kërkesë të fundit partneres dhe s’do ta besoni çfarë është.

Ai thjesht kërkon t’i bëjë bukë për të ngrënë se sallatat i kanë ardhur në majë të hundës.

“Po ktheje mi i çik kokën ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht. O e bukura ime ti që më rri me kokë mënjanë. Bën shumë mirë që shëtit, se fëmijët i kam unë që po të bëj foto. Por ti nuk shëtit veç këtu, shëtit edhe në zemrën time, gjithë ditën gjatë gjithë kohës. Të lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh në vend nga dashuria. Të kam yllin tim o karamele. Dhe diçka të fundit; na bëj ndonjë gjë për darkë se mbetëm duke ngrënë sallatë si lepuj’, shkruan Marini në postimin e tij.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco