Vajza ruse tregon se si u dashurua me mirditorin dhe la Rusinë për Shqipërinë

Vajza ruse tregon se si u dashurua me mirditorin dhe la Rusinë për Shqipërinë

13:07, 16/05/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soriee" ishin të ftuar shumë të huaj të cilët kishin braktisur vendin e tyre të origjinës për të jetuar në Shqipëri.

Shumë prej tyre kishin ardhur në vendin tonë për punë, disa të tjerë për shkollë por edhe sepse kishin rënë në dashuri me djem e vajza shqiptare.

Dhe historia më  interesante ishte ajo e Anna Laskës nga Rusia.

“Unë e njoha bashkëshortin tim në Greqi, kur isha me pushime para 12 vitesh. Pastaj u ktheva në vendin tim, në Rusi. Aty filluam të flisnim në Facebook”,fillon rrëfimin Anna për bashkëshortin e saj nga Mirëdita.

“Bashkëshorti im jetonte në Greqi prej 22 vitesh, kurse unë isha 19 vjeçe kur e njoha. Njohja ka ndodhur në Athinë. Ai ishte me motrën e tij, kaq dhe u njohën në plazh. Fillimisht, po rrinim në një bar dhe pastaj u afrua dhe më tha, nëse mund të më qeraste me një pijë. Në fillim nuk më tha që ishte shqiptar. Kur folëm në telefon pastaj e kuptova që ishte shqiptar”, – ka vazhduar rrëfimin Anna.

“Unë nuk e dija çfarë ishin shqiptarët, Shqipëria! Ama, tani kemi një djalë 3 vjeç. Rreth 2 vite e mbajtëm lidhjen në distancë. Pastaj shkuam në Greqi dhe jetuam për 5 vite. Më vonë, kur ra kriza, vendosëm të jetojmë në Shqipëri”.  

E pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, Anna ka treguar se është më mirë këtu se në vendlindjen e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco