Pse Selena Gomez është kundër rrjeteve sociale?!

Pse Selena Gomez është kundër rrjeteve sociale?!

11:12, 16/05/2019
A+ Aa A-

Selena Gomez ka mbi 150 milionë ndjekës në instagram, por ajo ka dhënë një deklaratë për shtyp në Kanë, ku u shpreh se ndihet e frikësuar kur sheh ekspozimin e femrave dhe meshkujve të rinj në këto platforma.

Këngëtarja është shprehur: “Mendoj se bota jonë po kalon nëpër shumë gjëra. Po për gjeneratën time, mediat sociale specifikisht kanë qenë të tmerrshme”.

Kur u pyet se çfarë do të mund të bënte ajo për të përmirësuar këtë çështjen e platformës ajo është shprehur se në këtë pikë është e pamundur ti bëjmë këto platforma të sigurta. 

Ajo është shprehur se është shumë e kujdesshme kur poston në llogaritë e saj në rrjetet sociale për arsye sepse nuk dëshiron që të shkaktojë presion të panevojshëm tek fansat e saj.

“I shoh këto vajza të reja, i takoj dhe ato janë të shkatërruara nga ngacmimet dhe nga fakti që nuk mund të flasin,” tha Selena.

Ajo këshillon njerëzit të marrin pushim nga përdorimi i mediave sociale:

“Nganjëherë është e mrekullueshme të jemi në këto platforma, por them se duhet të tregohemi të kujdesshëm më kohën që kalojmë aty”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco