Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Paparaci hedh në gjyq këngëtaren e famshme, për arsyen vërtet të pabesueshme

Paparaci hedh në gjyq këngëtaren e famshme, për arsyen vërtet të pabesueshme

22:26, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një paparac i njohur amerikan hodhi në gjyq Ariana Granden, për shkak se këngëtarja shkeli të drejtat e kopjimit të fotove ku ka dalë vetë. Edhe pse duket e pabesueshme Ariana rrezikon të gjobitet rëndë për postimin e fotografive të saj.

Ariana Grande postoi në Instagram-in e saj imazhet e shkrepura nga paparaci Robert Barbera në New York vitin e kaluar për të promovuar albumin “Sweetener”.

“Gëzuar ditën e Sweetener-it”, shkruajti Ariana mbi fotografinë, e cila nuk ekziston emë profilin e saj por numëronte më shumë se 3 milion pëlqime.

“Grande ka dhunuar të drejtën e kopjimit duke i riprodhuar dhe duke i shfaqur fotografitë në Instagram-in e saj. Grande nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë e autorizuar të riprodhojë, shfaqë publikisht, shpërndajë apo të përdorë fotografitë,” shkruhet në procedimin penal që ngriti kundrejt saj paparaci.

Në këmbim, ai kërkon të dëmshpërblehet prej përfitimeve që ka nxjerrë këngëtarja prej fotove, ose të paguhet 250 mijë dollarë për secilën fotografi. Në fakt, Ariana Grande nuk është e para e famshme që denoncohet se ka përdorur fotot e veta, në listë ka dhe emra si Gigi Hadid, Katy Perry, Kim Kardashian, Jennifer Lopez, 50 Cent, Kylie Jenner e të tjerë.

Kjo revoltë nga ana e paparacëve është edhe një mënyrë proteste për shkak se me masivizimin e rrjeteve sociale, fitimet e paparacëve kanë rënë pikiatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco